Ora News - Inaugurohet përfundimi i aksit Lin-Pogradec, një nga rrugët më të bukura
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 16 kilometrat rrugë Lin - Pogradec, tashmë janë rikonstruktuar tërësisht. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inauguruan përfundimin e punimeve, duke theksuar se aksi ofron të gjithë elementët e sigurisë

"Rrugë e kategorisë C1 me të gjitha elementët e sigurisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Trotuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec. Është një rrugë që i ka të gjitha parametrat e plotë dhe me një cilësi shumë të mirë punimesh, me nënkalime këmbësorësh dhe me të gjithë elemenët e sigurisë rrugore"

Ministri Gjiknuri vuri theksin edhe te aksioni i pastrimit të vijës së liqenit nga ndërtimet pa leje

"Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë. Ky do të jetë standardi i qeverisë shqiptare për të gjitha rrugët e reja dhe kantieret që ne po hapim dhe që do ti përfundojmë në këto 3-4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/inaugurohet-perfundimi-i-aksit-lin-pogradec-nje-nga-rruget-me-te-bukura
Recommended