Report Tv-Ministrja Manastriliu inspektim në QSUT

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një inspektim gjatë orëve të mbrëmjes në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë.

Qëllimi i inspektimit të ministres ishte marrja e opinionit të pacientëve rreth shërbimit të ofruar dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit të urgjencës.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Manastirliu i garantoi se e gjithë vëmendja e MSHMS do të jetë tek ata për të ofruar shërbime cilësore.

Gjithashtu, ministrja theksoi se investimet në shëndetesi do të vazhdojnë me qëllim që çdo qytetar të marrë shërbimin e duhur, me procedura të lehtësuara.

Recommended