Report Tv-Sëmundja e rrallë, mjekët e QSUT shpëtojnë foshnjen 11-muajshe (Video)
  • 6 years ago
Brajani është vetëm 11 muajsh. Tre ditë më parë ai ishte duke luajtur me nënën e tij në Shkodër, teksa ajo vuri re se vogëlushi nuk lëvizte njërën këmbë e njërën dorë.

Menjëherë prindërit që Brajanin e kanë fëmijën e parë, e dërguan atë në spitalin e Shkodrës, ku neurologët atje kuptuan se truri i vogëlushit nuk furnizohej mirë me gjak, ndaj e përcollën menjëherë në Tiranë për ekzaminime të specializuara.

Kjo është një sëmundje shumë e rrallë. Më shpesh është në Japoni, në lindjen e Largët. Është një sëmundje e cila karakterizohet nga ngushtimi i arterieve që i çojnë gjakun trurit. Bënë një rezonancë në Shkodër ku vihet re infarkti në të dyja anët e trurit dhe pastaj vjen këtu në QSUT, që bëhet një angeorzonancë, aty u pa që shkaku i infarktit ishin arteriet që po ngushtoheshin, ndryshe e quajtur moymoya.

Artur Xhumari, mjek neuro-kirurg
Ekipi mjekësor në QSUT nisi një ndërhyrje të vështirë, e cila është shumë e rrallë. Neurokirurgu që udhëhoqi ekipin në operacion tregon orët e gjata teksa po bënte 24 shpime në kokën e vogëlushit për të mundësuar një rrugë të re të furnizimit të trurit të tij me gjak.

Operacioni zgjati më shumë seç ishte parashikuar. Zgjati diku tek 5-6 dhe konsistoi në bërjen e shumë vrimave që të bëhet lidhja e arterieve të lëkurës së kokës të cilat do shkojnë brenda dhe do t?i japin gjakun trurit.

Artur Xhumari, mjek neuro-kirurg
Orët e pritjeve kanë qenë vecanërisht të vështira për mamanë e Brajanit, ashtu edhe për Klodianin, të atin.

Jam shumë i lumtur se gjithçka shkoi mirë. Ishte tmerr, si çdo prind që nuk do ta shohë fëmijën e tij keq. Ishalla nuk i ndodh askujt kjo gjë.

Klodian Marku, babai i Brajanit
Prindërit si prindër që janë, janë gjithmonë të frikësuar. Dhe në sëmundjen e neurologjisë është shumë vështirë të jesh i qetë menjëherë. Duhet durim dhe kohë të kalojë që të fillojnë të gjithë të qetësohemi.

Artur Xhumari, mjeku neuro-kirurg
Rasti vlerësohet si një histori suksesi për qendrën spitalore universitare ?Nënë Tereza?. Vetë ministrja Ogerta Manastirliu publikoi në Facebook lajmin e mirë të këtij operacioni.

Unë si mjek nuk kisha mungesa në mjete apo në vegla apo në ilaçe për të realizuar operacionit.

Artur Xhumari, mjek neuro-kirurg
Brajan do të qëndrojë në pediatrinë e Tiranës edhe 3 ditë, sipas parashikimit të mjekut, duke shpresuar se trupi i tij do të ndihmohet edhe nga fati, për të mos pasur përsëritje.

ke.mu./d.ba.

QSUT foshnja artur xhumari brajan marku KomentoLajme të tjera
Protestë për parkimin në QSUT, infermierët: Koncesionari po na merr para, e turpshme

Vdesin dy foshnje 1 vjeç pas vaksinimit në Samoa, akuzohet

Helmohen 11 persona në një ?Fast-Food? në ish bllok, mjeku Pëllumb Pipero: Kishin ngrënë sufllaqe me mish

Gjendet i vdekur në banjon e aeroplanit i porsalinduri, të gjitha gratë merren në pyetje

Pikë kthese në mjekësinë shqiptare, kryhet për herë të parë operacioni i zemrës me kamer 3D në QSUT
Recommended