Mjeket specializante te QSUT-se ne proteste

  • 5 years ago
Mjekët specializantë të QSUT dolën paraditen e së hënës në protestë, në shenjë solidariteti për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha. Një kolegia e tyre u dhunua nga i afërmi i një pacienti në Urgjencën e Kirurgjisë pak ditë më parë. Gjithçka ndodhi pasi mjekja e kishte referuar rastin për në Sanatorium. Bluzat e bardha kërkojnë t'i jepet fund dhunës ndaj mjekëve.

Të gjithë mjekët e QSUT kanë paralajmëruar me një protestë një orëshe të martën, duke ndërprerë çdo shërbim për pacientët. Vetëm ditët e fundit, në vend janë dhunuar 3 mjekë.

Të premten edhe mjekët e spitalit të Lezhës protestuan për dhunën ndaj kolegut të tyre Zef Doda, i cili u soll për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës. Në mbështetje të bluzave të bardha, doli edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila kërkoi nga gjykata dënim me burg për autorët e dhunës.

Recommended