Familjari i pacientit dhunon mjekun e Infektivit në QSUT, ministrja e Shëndetësisë: Akt barbar!

  • 5 years ago
TIRANE-Mesditën e djeshme rreth orës 13:30 është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga i afërmi i një pacienti. Mjeku Genc Stroni është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet duke identifikuar personin që goditi mjekun me grushte për shkak të detyrës. Ai është A.M. 45 vjeç, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? dënoi dhunën dhe agresionin ndaj mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e ka cilësuar aktin si barbar, ndërsa shton se ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal. "Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale" thotë ministrja.

Recommended