Ora News - Drama e 7 vjeçares me astmë, familja në Lushnje pa energji, vajza me zor merr frymë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 7 vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjes me astmë kronikë jeton prej 10 ditësh me pamundësinë për tu furnizuar normalisht me oksigjen pasi në familjen e Stela Dervishit mungon energjia elektrike. Për një jetë normale vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.

Stela Dervishi, 7 vjeçe nga fshati Lekaj i Lushnjes e ka të vështirë të marrë frymë normalisht pa ndihmën e një aparati pasi vuan nga astma kronike.

Për një jetë normale ajo ka nevojë të përdorë disa herë në ditë pompën elektrike që e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Por prej 10 ditësh, Stela nuk e ka vënë asnjë herë në punë aparaturën, pasi shtëpisë së familjes Dervishi i mungon energjia elektrike. prindërit e 7 vjecares nuk kanë pasur mundësinë ta paguajnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drama-e-7-vjecares-me-astme-familja-ne-lushnje-pa-energji-vajza-me-zor-merr-fryme
Recommended