Top News - Përmirësohet Navalny/ Lideri opozitar merr frymë vetë

  • 3 years ago
Për herë të parë që nga helmimi, lideri I opozitës ruse, Alexei Navalny merr frymë vetë. Prej tij mbërriti dhe fotoja e parë nga spitali. ?Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës?, u shpreh 44 vjecari në një postim në Instagram. Një ditë më oparë, edhe Franca e konfirmoi se analizat e bëra atje treguan se udhëheqësi i opozitës ruse është helmuar me agjentin nervor Noviçok. Në reagimin e Pallatit Elysee thuhej se kjo ?bie ndesh me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike" dhe se presidenti i Emmanuel Macron I ka kërkuar Vladimir Putinit të zbardhë "rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë? dhe ?të gjejë përgjegjësit". Më herët, Gjermania po këashtu kishte pohuar se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi konfirmuan edhe ato se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me këtë substancë të rrezikshme. ?Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm", tha Berlini zyrtar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexeiNavalny#EmmanuelMacron#TopChannel

Recommended