Ora News - Kujdes nga akullorja “ambulante”, produktet ushqimore të pakontrolluara
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur disa subjekte përgjatë vijës bregdetare për mungesë të kushteve higjeno sanitare dhe produkte ushqimore të ruajtura e shërbyera jashtë standardeve! Por në Durrës, e plazhe të tjera, produkte që mund të rrezikojnë jetën e pushuesve vijojnë të shiten nga ambulantët. Rastet e helmimeve, thonë mjekët janë thuajse të përditshme, ndaj apelojnë për kujdes, sidomos me akulloren e cila e tregtuar jashtë standardëve është e rrezikshme!

Tregtimi i produkteve ushqimore mes temperaturave të larta të verës dhe jashtë kushteve higjeno sanitare mbetet një rrezik serioz për pushuesit e moshave të ndryshme në plazhin e Durrësit!

Në qendrën shëndetësore numër 6, që mbulon zonën e plazhit çdo ditë paraqiten pushues me shenja helmimesh pasi kanë konsumuar produkte të pakontrolluara të blera në biznese apo ambulantë që tregtojnë përgjatë bregdetit!

Mjeku Ndue Marku thotë se akullorja është një prej produkteve më të rrezikshme kur mbahet e tregtohet larg kushteve specifike që ajo kërkon!

Ndue Marku: Vetë nga përbërësit e akullores, qumshti dhe përbërësit e tjerë që mund të kenë probleme të ndryshme salmoneloze është shumë e rrëzikshme.

Plazhet e vendit janë të mbushura plotë me turistë në këto ditë të fundit të gushtit, ndaj mjeku Marku apelon që ata të kënë në vëmendje të vecantë tek produktet që konsumojnë, ndërsa për akulloret është i prerë.

Ndue Marku: Apeli im si mjek është që mos marrin akullore tek ambulatorët, por vetëm aty ku prodhohen.

Cilësi dhe siguri për produktet që tregohet buzë detit është kërkesë edhe e vetë pushuesve

"Nuk ka as cilësi dhe as pastërti", tha një pushues.

Ky i ri, është një prej atyre që e ka pësuar nga konsumi i produkteve që sic duket nuk ishin brenda standardeve të kërkuara!

"Ka ushqime që sa i ha të jep kriza", tha një pushues tjetër.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit prej disa javës ka nisur një sërë kontrollesh dhe ka njoftuar bllokimin e disa subjekteve në vijën bregdetare për shkak të mungesës së kushteve higjeno sanitare.

Por tregtarët ambulantë vijonë të shëtisin dhe tregëtojnë produktet e tyre përgjatë vijës bregdetare, duke kërcënuar seriozisht shëndetin e pushuesve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kujdes-nga-akullorja-ambulante-produktet-ushqimore-te-pakontrolluara
Recommended