Ora News - Paloka: Trafikanti i drogës, biznesmen ndërtimi i lidhur me Edi Ramën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi sot se një trafikant ndërkombëtar droge jeton i lirë në Shqipëri dhe është i përfshirë në biznesin e ndërtimit. Paloka tha se mbrëmë vonë u arrestua nga policia greke, Edmond Bego i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, "biznesmen i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës".

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka:

Prej kohësh është e provuar se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar dhe strehën e sigurt të çdo trafikanti dhe krimineli të dënuar jashtë vendit.

Falë bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, trafikantë të rrezikshëm droge, vrasës të njohur dhe të dënuar jashtë vendit jo vetëm ndihmohen që të mos vuajnë dënimin, por janë shndërruar në biznesmenë të fuqishëm, që pastrojnë paratë e pista edhe nëpërmjet liçensave dhe tenderave publike.

Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarin e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm, ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Çdo shqiptar pyet sot, Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

? Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/paloka-trafikanti-i-droges-biznesmen-ndertimi-i-lidhur-me-edi-ramen
Recommended