Ora News - Investimi, 28 mijë banorët e njësisë 7 me rrjet të ri Ujësjellësi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 28 mijë banorë të Njësisë 7 do kenë furnizim me ujë më cilësor dhe shërbim më të mire në shtëpitë e tyre.

Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur shtrimin e një linje të re përgjatë Rrugës së ?Kavajës?, çka do të sjellë një shpërndarje më të mirë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ujë më cilësor për banorët e kësaj njësie.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, tha se kjo është një nga lagjet që është më korrekte në pagesën e ujit.

Veliaj: E gjithë zona e Njësisë 7 ka rreth 28 mijë banorë, të cilët përfitojnë nga ky rrjet i ri ujësjellësi. Është një nga njësitë model dhe më shembullore me mbi 95% në pagesat e ujit, do të thotë që do të marrin mbi 95% të investimeve të zonës. Besoj se shpërblimi me punë i atyre që janë të rregullt ne pagimin e këtij malli të çmuar, si uji, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është fabula e bashkisë sonë.

Veliaj pohoi se rrjeti i ri zëvendëson rrjetin e vjetër të vitit ?63, i cili ishte totalisht i amortizuar, çka pritet të rrisë edhe presionin e ujit nëpër banesa, duke mundësuar ujë në mënyrë të rrjedhshme edhe për katet më të larta të pallateve.

Veliaj: Rrjeti i ri zëvendëson një rrjet të vjetër para 55 vjetësh, një rrjet gize totalisht i amortizuar dhe tani kalojmë nga 1.5 bar të presionit të ujit në 3 bar. Do të thotë që dyfishohet presioni dhe në pjesën më të mirë të pallateve nuk do të ketë më as nevojë për pompa elektrike që çojnë ujin deri në katet fundore.

Kryebashkiaku shtoi se puna do të vazhdojë edhe me dy projektet madhore, sipas marrëveshjes së bërë tashmë me BERZH dhe nga i cili do të rritet kapaciteti filtrues në Bovillë dhe do të shtrihet linja e re për zonën e Astirit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/investimi-28-mije-banoret-e-njesise-7-me-rrjet-te-ri-ujesjellesi
Recommended