Ora News - Subashi nderon shpëtimtarin e motrave binjake dhe i premton punësim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasditen e 13 gushtit, kur hyri në lumin Seman për të shpëtuar nga mbytja në duart e nënës së dy vajzave binjake 6 vjecare, Ardmir Murataj tha se kishte vepruar me zemër dhe jo si hero!

Por si një prej rasteve të rralla të kohëve moderne, 24 orë pasi historia e tij u mediatizua, emri i Ardmir Murataj u bë i njohur për shumë njerëz dhe akti i tij u cilësua heroik.

Katër ditë pas ngjarjes ai u vlerësua edhe nga Bashkia e Fierit.

Këtë të premte kryebashkiaku Armando Subashi e priti në zyrën e tij për ta vlerësuar me një certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare!

30 vjeçari tregoi gjatë dëshmisë për tragjedinë që shmangu se ishte i papunë edhe pse kishte përfunduar shkollën si elektricist, ndaj kryebashkiaku i Fierit i ka premtuar atij mundësimë e punësimit pasi të plotësojë dokumentacionin.

30 vjeçari tha atë ditë ndodhej buzë Semanit për të peshkuar dhe për ti shjpëtuar mërzisë së papunësisë.

Ndërhyrja e tij shmangu një ngjarje të kobshme ndërsa i mori nga duart 2 vajzat e mitura 42 vjecares Rudina Kishta e cila tentoi ti mbysë në Seman pasi i kishte vënë flakën banesës së bashkëjetuesit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/subashi-nderon-shpetimtarin-e-motrave-binjake-dhe-i-premton-punesim

Recommended