Ora News - Rama premton kompleks sportiv në Vlorë: Çojmë gratë dhe vajzat në stadium
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlora do të ketë një stadium të ri. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e dha gjatë prezantimit të buxhetit në Infrastrukturë.

"Jemi duke punuar për të nisur ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit. Është një projekt që nuk përfshi vetëm stadiumin, por edhe rindërtimin e një pallati sporti, ashtu si dhe një kompleks sportiv që mbetet për tu përcaktuar vendi se ku do të ndërtohet. Por mbetet të kuptohet se Vlora duhet të ketë një pol të ri sportiv, dinjitoz siç e ka aktualisht Korça do e ketë edhe Vlora. Ambiciet janë që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin në stadium."-tha kryeministri Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-premton-kompleks-sportiv-ne-vlore-cojme-grate-dhe-vajzat-ne-stadium