Ora News - Vdes 3-vjeçari në Korçë, e zë poshtë bombola e gazit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në Mbroje të Korçës pasi u zu poshtë nga një bombol e madhe gazi.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të enjteje në banesën e shtetasit me iniciale J.D.

"Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit. Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë", sqaron policia.

Ndërsa familjarët thonë se bombola e gazit, e cila përdorej për gjyshin e të miturit ndodhej në dhomë. Ata thonë se ishin në një tjetër ceremoni mortore kur u njoftuan për ngjarjen e rëndë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në
http://oranews.tv/article/vdes-3-vjecari-ne-korce-e-ze-poshte-bombola-e-gazit
Recommended