Ora News - Nga 1 shtatori furrat e bukës të cilat prodhojnë edhe ëmbëlsira me dy sahatë elektrikë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej 1 shtatorit, furrat që prodhojnë bukë dhe ëmbëlsira apo kanë bazë frigoriferike do të paguajnë energjinë elektrike me dy fasha.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës dhe Pastiçerisë deklaron se këto furra do të kenë dy matësa dhe do të paguajnë energjinë për bukën 7.6 lekë/kw , ndërsa për pastiçerinë dhe frigoriferin 14 lekë/kw.

Gëzim Peshkëpia: "Një sahat që do të paguhet me 14 lekë të jetë në ambjentin e shitjes dhe një sahat, që do të paguhet me 7.6 lekë të jetë në ambjentin e prodhimit. Bëhet fjalë për furrat e bukës, për prodhimin e bukës. Nga ato furra që e paguajnë energjinë me 14 lekë, se janë një sasi e madhe furrash që e paguajnë me 14 lekë, energjinë elektrike në total edhe tek pjesa e prodhimit të bukës."



Shqiptarët e kanë bukën produktin bazë ushqimor dhe për këtë prodhuesit e bukës kërkojnë që në paketën e vitit të ardhshëm qeveria të ulë TVSH .

Gëzim Peshkëpia: "Në Shqipëri ne e presim që TVSH-ja e bukës ose të zerohet, pra, të largohet fare, ose të përgjysmohet, për t'iu përgjigjur edhe kushteve të ambjentit. Shtetet rreth e përqark nesh e kanë deri në 6%. Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e kanë deri në 6%."

Edhe pse nuk ka një sanksionim ligjor që e ndalon ose e lejon prerjen e bukës prodhuesit sygjerojnë që ajo të blihet e paprerë pasi është më higjenike dhe nuk humb vlerat

Gëzim Peshkëpia: "Vetë lëvizja e 35-36 thikave metalike me shpejtësi, le konsumim, le mbetje metalike tek buka, sepse herë pas here ne thikat i ndërrojmë. Buka ndryshon cilësitë e saj, aromën, shijen"

Në Shqipëri numërohen rreth 4 mijë subjekte të cilat ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të bukës .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-1-shtatori-furrat-e-bukes-te-cilat-prodhojne-edhe-embelsira-do-kene-dy-sahate-elektrik
Recommended