Maliqi nuk i ndahet tradites, organizohet festa e “Bukës së Re” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Maliq cdo vit organizojnë festën e ?Bukës së re?, festë e cila duket se e ka zanafillën shumë më herët, atëhere kur banorët e fushës së Maliqit në lëmët e grurit organizonin festat e të korrrave.KJo feste ka mbetur dhe ka për të qënë për sa kohë në këtë fushë, një nga më të mëdhatë në vend, kulturat e drithërave do të zenë vendin kryesor të kultivimit.Natasha Bame, banore e fshatit Drithas, dikur punonjëse në kombinatin e sheqerit, bashkëshorti i saj agronom në fushën e Maliqit dhe dy djemtë e saj, kanë dy furra buke në Korcë. Pavarësisht kësaj, ajo e bën bukën vetë, me miellin e grurit të fushës së Maliqit. Kjo pasi buka që ajo e bën vetë, është shumë herë më e shijshme.Për të ruajtur traditën e kësaj feste, kryebashkiaku Gëzim Topciu siguron se tradita e kësaj feste do të vazhdojë edhe për të nxitur fermerët të kultivojnë kulturën bazë, atë të grurit, kulturë e cila së bashku me panxharin e sheqerit, por edhe drithërat, të zënë sipërfaqet më të mëdha të fushës së Maliqit.Fusha e Maliqit, dikur ka qënë shumë pjellore, tani ndoshta nuk ka rendimentin e atershëm por është e rëndësishme se pas ?ribonifikimit? edhe interesi i fermerëve është ritur në maksimum për kulturat bujqësore.
Recommended