Promovimi i agroturizmit dhe tradites
  • 6 years ago
Panairi i Artizanatit në Velipojë është dëshmi e qartë se  prodhimet e kulinarisë dhe ato të traditës janë mundësi e gjerë e punësimit dhe rritjes së të ardhurave brenda industrisë së turizmit. Ministri Klosi u bërri thirrje të gjithë përpunuesve të  produkteve shqiptare, të shfrytëzojnë lehtësirat fiskale për rritjen e ekonomive të tyre familjare.

?Zona e Velipojës, zona e Shëngjinit, gjithë zona në të cilën ne po zhvillojmë këto aktivitete ka shumë për të promovuar, nuk ka vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por ka disa pika të cilat në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare afrohen si agroturizëm dhe sot këtu janë afruar disa nga këta prodhues?.

Ndërsa ministri Bushati vlerësoi organizimin për herë të parë të këtij panairi

 ?Është detyra jonë për ta kthyer këtë në një traditë të madhe dhe është detyra jonë për ta pozicionuar Velipojën në pika që frekuentohen nga pushuesit?.

Ministri i turizmit siguroi se festat lokale dhe aktivitetet të tilla do të vijojnë deri në fund të sezonit turistik në mbarë vendin me qëllim promovimin e agroturizmit dhe të traditës.
Recommended