Report TV - Hiqen zbukurimet dhe lojërat e vendosura në sheshin 'Skënderbej'... sipas traditës
  • 4 years ago
TIRANE- Çdo fillim viti me datë 6 janar qytetarët nisin me heqjen e zbukurimeve të vitit të ri. E njëjta gjë po ndodh dhe në sheshin ?Skendërbej? aty ku ishte fokusuar e gjithë atmosfera festive e kryeqytetit, duke përmbyllur kështu dhe sezonin festiv.

E ndërsa është cilësur si ?Fshati i Festave?, përgjatë muajit dhjetor, e deri ne ditët e para të janarit, frymës festive në sheshin ?Skënderbej? i erdhi fundit. Sipas ritualit të përvitshëm, pema e vitit të ri dhe zbukurimet e krishtlindjeve duhet të hiqen më datë 6 janar, 12 ditë pas krishtlindjes. 

Shumë prej qytetarëve e respektojnë këtë zakon, duke u mbështetur dhe në bestytni të ndryshme, ku sipas të cilave, mbajtja e pemës pas datës 6 janar sjell fat të keq. Ajo cka shihej sot në sheshin ?Skënderbej? ishin puntorë  që çmontonin lojrat dhe boshatisnin kioskat e të ashtuquajturit ?Fshati i Festave?.

E duket se këtë vit, heqja e pemës nisi një ditë më herët, kjo  prej stuhisë së erës që përfshiu kryeqytetin të dielën e 5 janarit, që solli dhe rënien e pemës dekorative të vitit të ri.

Ndonëse ishim mësuar që gjatë dhjetorit ta shihnim Tiranë të ndriçuar nga dritat vezulluese, tashme duhet t?i kthehemi përditshmërisë.
Recommended