Ora News - Turistët dhe qytetarët shijojnë festën me Birra Tirana
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Birra Tirana ka elektrizuar atmosferën edhe në natën e 4-të te festës së birrës në Korçë. Qindra turistë të mbërritur nga gjithë Shqipëria dhe jo vetëm kanë festuar nën shijen e birrës më të mirë në Shqipëri.

Ata shprehen se Birra Tirana mbetet e preferuara e tyre dhe shprehen të mahnitur me festën e cila ka sjellë një tjetër atmosferë për qytetin juglindor në këto ditë gushti.

Sheshi para stadiumit është pushtuar edhe natën e katërt nga qindra turistë.

Dekori i veçantë, gatimet tradicionale, muzika e përzgjedhur dhe sigurisht shija e Birra Tiranës ka bërë që ata të festojnë së bashku deri në orët e para të mëngjesit.

Festa e birrës në qytetin juglindor ka nisur në datën 8 gusht dhe do të mbyllet natën e 12 gushtit ku pjesëmarrja e turistëve pritet të jetë edhe më e lartë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turistet-dhe-qytetaret-shijojne-festen-me-birra-tirana
Recommended