Ora News - Shtrenjtohen çmimet gjatë muajit korrik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për të njëjtat produkte që kanë blerë gjatë muajit korrik. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit ku rritjen më të madhe e ka pësuar nëngrupi ushqime dhe pije alkoolike me 1,18%.

Ndërkohë çmimet e nëngrupit ?zarzavate përfshirë patatet? u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet ?fruta? me 2,7 %.Kjo situatë vjen në një kohë që prodhimi në vend është në pikun e vet. Sipas tregtarëve disa produkte janë shtrenjtuar me rreth 20 deri në 100 lekë.

Spinaqi ka pësuar rritjen më të madhe e ndjekur nga sallata, domatja dhe trangulli. Qytetarët ankohen për çmimet ndërsa theksojnë se mundohen të blejnë aty ku janë më lirë.

Por përtej rëndesës që kanë sjellë në xhepat e qytetarëve Rritja e çmimeve këtë vit po çon inflacionin drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë. Nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, teksa objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3%.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtrenjtohen-cmimet-gjate-muajit-korrik
Recommended