Ora News - Gjirokastër, 4 drejtues automjetesh u arrestuan gjatë muajit gusht
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 1287 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

? 710 masa për parakalime të gabuara;

? 43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

? 29 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

Janë dërguar në OASH 10 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Janë bllokuar 3 automjete.

Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/gjirokaster-4-drejtues-automjetesh-u-arrestuan-gjate-muajit-gusht/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended