Ora News - Në Shqipëri për turizëm dentar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tashmë prej disa vitesh, natyra dhe historia e Shqipërisë nuk janë të vetmet që tërheqin të huajt në stinën e verës.

Kujdesi për shëndetin oral është një tjetër arsye që i sjell të huajt në vendin tonë. stomatologu Olsi Muskaj thotë se këtë verë kanë marrë shërbime dentare shtetas nga Italia, Franca, Amerika dhe vendet e rajonit.

Arsyeja është një dhe e vetme çmimet e lira.
"Kryesisht shqiptarë nga Italia, por dhe vetë Italianë. Kemi pasur dhe nga Amerika, Franca. Implantet dentare në Shqipëri janë rreth 400- 500 euro, ndërsa në Europë janë dyfishi.

Por për cilat shërbime janë më të interesuar shtetasit e huaj?
"Për implantet, pjesën estetike."

Ndryshe ndodh me shqiptarët. Çmimet vlerësohen të larta për buxhetin e tyre
"Kushtet ekonomike na detyrojnë të zgjedhim shërbimin më të ulët pa menduar fare për shëndetësinë"

Kjo është edhe një nga arsyet që ata nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur shëndetit oral. Por stomatologu Muskaj ndan disa këshilla se si duhet të kujdesemi për dhëmbët

"Duhet të ketë kontrolle periodike, të lahen dy herë në ditë dhëmbët, të përdoret filli dentar"

Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-shqiperi-turizem-dentar

Recommended