Report TV - 'Buzëqeshje shqiptare', të huajt në Shqipëri edhe për 'Turizëm dentar'
  • 4 years ago
Klinikat private mjekësore, çmimet më të leverdishme dhe përpjekja për të ofruar cilësi duket se i kanë bërë së fundi për vete vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur vendin tonë , si një destinacion për të fituar një 'buzëqeshje shqiptare'. Gjatë vitit 2019 turizmi mjekësor është rritur me 8.1 % më shumë se në vitin 2018. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2019 shtetasit e huaj, që i janë drejtuar Shqipërisë për të kultivuar turizmin shëndetësor,janë 658 raste. Këtë numër në rritje e pohon edhe stomatologia dhe mjekja estetiste Arisa Bidaj.

?Në këtë rast mund të flasim dhe për turizmin dentar, i cili është shumë i përhapur. Klientëve të huaj me agjencitë e ndryshme të cilët bashkëpunojnë me pacientët e huaj, e të cilët i sjellin në Shqipëri për të kryer si shërbimet dentare por edhe të qëndruar përkohësisht?, shprehet Arisa Bidaj.Sa i përket kushteve ekonomike doktoreshë Bidaj sqaron për ?Report TV? se është një faktor që ndikon sidomos tek pacientët shqiptarët, tek të cilët ndonëse nuk mungon ndërgjegjësimi i përkujdesjes për shëndetin dental, ndryshe nga te huajt çmimet për ta vlerësohen të larta për buxhetin e tyre.

?Në momentin që u jepet mundësia që të vijnë në Shqipëri për të kryer shërbime dentale, kjo është zgjedhja e parë e tyre. Gjithashtu shumica e shqiptarëve para se të shkojnë në një vend të huaj rregullojnë gojën?, tregon Arisa Bidaj.

Anjeza është një vajzë shqiptare që prej pak kohësh ka jetuar në Gjermani, por për të kryer shërbimin dentar shfrytëzon vizitat në Shqipëri.

?Për një kohë të shkurtër kam qëndruar në Gjermani, por jam kthyer prapë këtu për shërbimet dentare, edhe pse për rrogat tona duket pak shtrenjtë?, shprehet Anjëza Rrahmani.

Vania Tonello, është një turiste italiane e cila tregon se ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion jo vetëm për të kaluar pushime por edhe për të kryer vizitat për shëndetin dental .
Recommended