Ora News - NATO tregon planet ku do të investojë në Kuçovë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet është shprehur se NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri.

"Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit" ka thënë Cazalet për ATSH.

Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nato-tregon-planet-ku-do-te-inevstoje-ne-kucov

Recommended