Ora News - Legalizimet, qytetarëve që u del emri duhet të paraqiten pranë ALUIZNIT

  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm për periudhën qershor-korrik kanë fituar të drejtën e legalizimeve rreth 5 mijë qytetarë. Pas publikimit në gazeta ata duhet të paraqiten pranë sporteleve të Aluiznit në zonat ku banojnë për të vijuar procesin pasi shpesh kjo ka krijuar pengesa. Ndërkohë që një sërë lehtësish janë ofruar edhe për emigrantët që duan të legalizojnë.

5 mijë qytetarë kanë fituar të drejtën e legalizimit në vend vetëm për qershor-korrikun. Drejtori i ALUIZNIT Tirana Rurale deklaron se është e domosdoshme që qyterët që lexojnë emrin të gazetë të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNIT për të vijuar procesin më pas në hipotekë. Mos paraqitja e qytetarve pasi i publikohen emrat ka krijuar ngarkesë për institucionin e ALUIZNIT .

Gentian Meçaj: "Në momentin që qytetari shikon emrin në listat që ne afishojmë apo qoftë ato që publikon në gazeta duhet të vijnë në zyrat tona për të tërhequr lejen e legalizimit. Më pas procedurën për regjistrimin e saj e vijon zyra jonë. Pasi dërgohet gjithë dokumentacioni përkatës pranë zyrave të hipotekës, brenda 30 ditëve duhet të pajiset me çertifikatën e pronësisë."

Duke qenë se jemi në pikun e sezonit turistik shumë emigrantë kthehen në Shqipëri dhe për ti ofruar shërbim më të lehtësuar kanë zgjatur oraret në sportele dhe kanë shkurtuar procedurat.

Gentian Meçaj: "Jo vetëm që vijojmë të jemi në zyrë por edhe me orare të zgjatura për këtë arsye. Nëse orari zyrtar është 08:00-16:30 ne qëndrojmë deri në 18:00-18:30, si edhe dita e shtunë është ditë pune, vetëm për tu ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.

Thjesht një procedurë e përshpejtuar për faktin që nuk janë këtu. Kemi edhe komunikim zyrtar por edhe miqësor me hipotekën për të mos vajtur në kthimin e përgjigjjes, por po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona."

Pranë zyrave të Aluiznit qytetarët shprehen se kanë gjetur zgjidhje pas 20 vitesh sorollatje.

Në shtator ALUIZNI do të nisë një tjetër fushatë për legalizimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991 .

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/legalizimet-qytetareve-qe-u-del-emri-duhet-te-paraqiten-prane-aluiznit

Recommended