RTV Ora - Rama-qytetarëve: Denonconi mjekët që marrin ryshfet

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e mitmarrjes që ndodhin në spitalet në Shqipëri.

Rama tha se pas denoncimit të rasteve reagimi i shtetit do jetë i menjëhershëm.

Edi Rama: "Më shkruanin shumë për dhunën ndaj mjekëve. Dakord të dënohen ata që dhunojnë mjekët por të dënohen dhe mjekët që marrin ryshfet. Që të dënohen mjekët që marrin ryshfet duhet ti denoncojë dikush.

Është një ngjarje që nuk ndodh në sytë e publikut, as në sytë e drejtuesve të spitaleve, as në sytë e policisë dhe as në sytë e shtetit. Është në ngjarje që ndodh mes personash. Ata që japin ryshfet të detyruar në rrethana ankthi, apo rrethana të tjera, përballë një mjeku të papërgjegjshëm duhet të na drejtohen në platformë e të thonë.

Ama ti thonë fytyrën emrin dhe jo pseudonimin në Facebook asaj që pretendojnë dhe reagimi do jetë i menjëhershëm. Nuk mundet dot që ti paguash një mjek dhe pastaj të ankohesh pse shteti nuk reagon ndaj tij."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-qytetareve-denonconi-mjeket-qe-marrin-ryshfet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended