Ora News - Eksplozivi në banesën e Gazmir Dacit, babai u hakmorr për djalin e vrarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Saimir Kolaverin si porositës të shpërthimit me tritol në banesën e të dënuarit për vrasje Gazmir Daci mbrëmjen e 27 korrikut në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, thanë se Sajmir Kolaveri, dyshohet se ka porositur kundrejt pagesës vendosjen e eksplozivit që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Shpallja në kërkim është bërë pas një kontrolli që policia ka bërë në banesën e Kolaverit në Tiranë ku i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi.

Objektiv i vendosjes së tritolit ishte shtëpia e prindërve të Gazmir Dacit i cili është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e Valmir Kolaverit, djali i të shpallurit në kërkim Sajmir Kolaveri.

Ky i fundit sipas policisë dyshohet se ka dashur të hakmerret për sulmin e vitit 2015 ndaj dy djemve të tij ku njëri mbeti i vrarë e tjetri u plagos rëndë duke mbetur i paralizuar përgjithmonë.

Eksplozivi në shtëpinë e familjes së Gazmir Dacit u vendos një javë më parë nga 23-vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi i cili u la dje në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Ai pranoi se ishte paguar për vendosjen e tritolit nga persona që pretendonte se nuk i njihte.

Gjatë dëshmisë në gjykatë Brahaj pretendoi se porositësi i kishte premtuar 5 mijë euro duke i thënë se banesa ku do ndodhte shpërthimi ishte e tij dhe se ngjarjen, po e sajonte për të kërkuar azil jashtë Shqipërisë, por sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, ngjarja dyshohet se ka lidhje me serialin e hakmarrjes mes familjeve Daci dhe Kolaveri të nisur në nëntor 2015.

Gazmir Daci ndodhet në burg i dënuar si autor i vrasjes së Vaimir Kolaverit, plagosjes së Robert Kolaverit dhe kërcënimit të babait të tyre Saimir Kolaveri.

Në shenjë hakmarrje për këtë ngjarje të ndodhur në Kamëz, Daci u bë objektiv i një sulmi me snajper në burgun e Vaqarrit por shpëtoi pasi autorët e ngjarjes goditën gabimisht një person tjetër. Dyshohet se pikënisja e konflitkeve mes Gazmir Dacit e Valmir Kolaverit ka ndodhur jashtë Shqipërisë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në emigracion.

Operacioni per arrestimin e Vilson Brahaj u kodua "Pagesa".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/identifikohet-porositesi-i-eksplozivit-ne-banesen-e-gazmir-dacit

Recommended