Fiks Fare/ Konflikti për pronën/ Fqinji zapton tokën e gruas që i kanë vrarë djalin për një plep
  • 4 years ago
Fiks Fare trajtoi rastin e një zonjë nga Luz i Madh Kavajë, Refije Xhani, që para tre vitesh i kanë vrarë djalin 25 vjeç për një plep nga një komshi dhe nuk kërkon që edhe djali tjetër të ketë të njëjtin fat. Ajo ankohet në Fiks Fare se komshiu nuk e lë të kalojë dhe të punojë tokën e saj të cilën e ka me çertifikatë pronësie. Që në vitin 2003 ka një vendim të formës së prerë për 220 m2 të cilat duhet t'i gëzojë, por përmbarimi kur ekzekutoi vendimin, vendosi një gardh, i cili u prish nga komshiu që janë në konfikt. Përmbarimi i ka lënë edhe një rrugë ku komshiu mund të kalojë, mbi tokën që është sërish pronë e familjes Xhani. Por edhe ky lëshim nuk e ka shuar konfliktin.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended