Ora News - PD: Rritja ekonomike jo reale, mungojnë investimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka kritikuar maxhorancën në lidhje me shifrat që ka publikuar për rritjen ekonomike. Në një konferencë për mediat Edmond Spaho kreu i grupit parlamentar në PD tha se rritja reale ekonomike është minimale, 2.45 dhe jo 4.45% sa thotë qeveria. Sipas Spahos, ekonomia shqiptare po vuan mungesën e investimeve.

Opozita ka akuzuar qeverinë se nuk po publikon të dhëna të sakta për rritjen ekonomike. Në një konferencë për mediat kreu i grupit parlamentar në PD tha se rritja reale ekonomike e Shqipërisë është vetëm 2.45% dhe jo 4.45%. Sipas Spahos, performanca pozitive në muajt e parë vjen si rezultat i shitjes së energjisë elektrike por që nuk ka impakt për popullsinë.

Edmond Spaho: "Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 përqind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 përqind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike. E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 përqind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të rëja pune."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritja-ekonomike-jo-reale-spaho-mungojne-investimet-reale

Recommended