Ora News - APR i bashkohet nismës së Presidentit për dhurimin e gjakut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut, në ndihmë të të sëmurëve me talasemi dhe atyre që kanë nevojë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APR-së, të cilët veç angazhimit të tyre në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve, këndeve të lojërave dhe lulishteve, dolën vullnetarë për të dhuruar gjak. Ai theksoi se kjo nismë ka dobi të dyanshme, pasi u shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër i bën mirë edhe dhuruesve, për të reduktuar mundësinë e sëmundjeve kanceroze dhe rigjeneruar qelizat e reja të gjakut.

?Jam shumë krenar për kolegët e APR-së, janë shembullorë në çdo gjë që prekin me dorë, nga liqeni i Tiranës, te këndet e lojërave, nga pistat e vrapit, te Amfiteatri dhe pastrimi i parqeve, e sigurisht të parët edhe në këtë platformë solidariteti, me përpjekjen për të kompensuar nevojat që kemi gjatë stinës së verës, ku një pjesë e madhe e pushuesve që janë gjithashtu dhurues nuk janë në Tiranë, por ndërkohë, nevojat vazhdojnë konstante. Talasemia, njerëzit që aksidentohen apo operacionet nuk pyesin nëse është korrik apo gusht, nevojat janë konstante, ndaj më vjen mirë që ky fluks solidariteti nga Bashkia e Tiranës vjen pikërisht në këtë moment?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi Kryqin e Kuq për bashkëpunimin dhe ftoi edhe bashkitë e tjera që t?i bashkohen nismës; t?i shërbejnë më shumë atyre që kanë nevojë dhe të merren më pak me politikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apr-i-bashkohet-nismes-se-presidentit-dhurimin-e-gjakut

Recommended