Ora News - Abuzimi me tokat në Ishëm e Gjiri i Lalëzit, dërgohen për gjykim 8 persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për abuzimin me pronat në Ishëm dhe Gjirin e Lalëzit dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve akuzohen për falsifikim të dokumentave.

Katër nga të pandehurit janë Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshive, Enver Shima, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës Ishëm.

Hetimi i kryer nga institucionet ligjzbatuese në Durrës ka nisur për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike të plazheve Ishëm dhe Gjiri i Lalëzit.
Nga auditi i kryer është konstatuar që në ish-komunën Ishëm funksionarët kanë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet.

Bëhet fjalë për një njësi përfaqe 81086 m2 e dhënë gjatë viteve 2013-2015.

Sipas ligjit, parcelat duhet të jepeshin me një kontratë 3 vjecare, por ish-zyrtarët kanë abuzuar duke e dhënë për një periudhë 10-vjeçare.
Ndërkaq po nga kjo komunë janë lidhur 86 kontrata qiraje me të tretë për dhënien me qira të hapësirës publike plaz

Rastet e abuzimit për të cilat akuzohen të pandehurit

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste për veprën penale ?Falsifikimi i dokumenteve? (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 - 25 të Kodit Penal.

-shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.

-shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.

-shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

-shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Personat për gjykim dher akuzat
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/abuzimi-me-tokat-ne-ishem-e-gjiri-i-lalezit-dergohen-gjykim-8-persona

Recommended