Ora News - “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Meta bën bashkë FRESSH, FRPD dhe LRI

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim me drejtuesit e tre forumeve rinore FRESSH, FRPD dhe LRI.

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e bashkëpunimit me të rinjtë e këtyre forumeve rinore për ?Aleancën për Dhurimin e Gjakut?, një nismë e Presidentit të Republikës, si dhe ndërgjegjësimi i tyre për këtë nismë.

Presidenti Meta shprehu falenderimin dhe kënaqësinë që të rinjtë e forumeve të partive politike janë bashkuar për një çështje jashtëzakonisht humane siç është dhurimi i gjakut.

?Dëshiroj t?ju falënderoj përzemërsisht që ju, tre forumet rinore të partive kryesore politike, u bëtë së bashku pjesë e ?Aleancës për Dhurimin e Gjakut?, duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi. Është shumë e rëndësishme që objektivat e ?Aleancës për Dhurimin e Gjakut? t?u bëhen të ditura të gjithë të rinjve tanë, dhe jo vetëm të rinjve të forumeve politike, por edhe atyre të shoqatave studentore, të shoqatave rinore, që të gjithë së bashku të ndërmarrim një fushatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e dhurimit të gjakut?, - tha Presidenti Meta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aleances-dhurimin-e-gjakut-meta-ben-bashke-fressh-frpd-dhe-lri

Recommended