Ora News - Aksi Korçë-Polenë në gjendje të degraduar, 6 km vetëm gropa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

6 kilometra rrugë në gjendje të degraduar që lidhin Korçën me Polenën, por që i shërben edhe tre fshatrave të tjerë, vështirësojnë jetën e mijëra banorëve! Gropat, mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikës, të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë e këtij aksi, ku siç tregojnë banorët e zonës, nuk është vënë dorë që prej kohës së diktaturës!

Janë vetëm 6 kilometra rrugë që vështirësojnë jetën e mijëra banorëve!

Aksi Korçë-Polenë është në gjendje të degraduar pasi prej vitesh vuan mungesën ndërhyrjes që prej kohës së regjimit komunist, siç thonë vetë banorët.

Banori: Këtu është mesjetë. Shikoje tani çfarë bëhet këtu. Gropa-gropa rruga e gjitha.

Gazetarja: Sa kohë ka kështu?

Banori: Ç'e pyet. Që nga Enver Hoxha.

Rikonstruksioni i rrugës është një premtim i hershëm i pushteteve për këta banorë, por deri më sot rezulton i pambajtur.

Banori: 30 vjet, do ta bëjmë sot, ta bëjmë mot. Ja, paguaj siguracione, lekë, makinat i bëmë copë copë. Kemi frikë të vijmë. Hyn në Greqi, sikur hyn në parajsë. Hyn këtu, sikur hyn në shkretëtirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksi-korce-polene-ne-gjendje-te-degraduar-6-km-vetem-gropa

Recommended