RTV Ora - Korçë, 11 raste me fruth në vetëm 3 ditë

  • 5 years ago
#rtvora
Fruthi mbetet ende problematik në vend, edhe pse mjekët nuk flasin për epidemi. 5 raste regjistrohen thuajse çdo ditë në rang vendi, ndërkohë që vetëm në 3 ditë ditë qyteti i Korçës ka patur 11 persona të prekur, mes të cilëve dy foshnja janë transportuar për në Tiranë.

Më shumë se 11 persona rezultojnë të prekur nga virusi vdekjeprurës i fruthit në Korçë, vetëm tre ditë pas zbulimit të rastit të parë.

Të dyshuara janë edhe dy foshnja të porsalindura që janë sjellë në Tiranë për kurim më të specializuar, ndërsa pacientët e tjerë po trajtohen në spitalin e rajonal.

Merita Kroi, mjeke: Janë disa raste që janë paraqitur në spital dhe po ndiqen në Spitalin e Korçës.

Të prekurit sipas mjekës Epidimiologe Merita Kroi janë të grupmoshave të ndryshme, por numri më i lartë i përket viteve 1980-90, periudhë për të cilën shpesh është thënë se vaksina anti fruth nuk ka dhënë efektet e duhura.

Merita Kroi, mjeke: Në vazhdimësi ka pasur persona të interesuar që e kanë bërë këtë vaksine.

Mesatarisht në të gjithë vendin shënohen 5 raste fruthi në ditë, por mjekët thonë se nuk është situatë për panik, por apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

Merita Kroi, mjeke: Kontakti që dyshohet se është më fruth dhe masa që nga ana tonë merret është vaksinimi me personat e kontaktit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-11-raste-me-fruth-ne-vetem-3-dite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended