Ora News - Dyndje drejt bregdetit, gjatë 24 orëve nga Morina kanë hyrë 25 mijë pushues

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mijëra pushues dhe qindra makina dhe autobusë këtë fundjavë i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit ka qenë nga Kosova, por ka pasur edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas të dhënave të policisë së Kufirit, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona.

Të dhënat nga pika doganore flasin për rreth 6 mijë automjete. Vetëm në orët e para të ditës së dielë, në Morinë kanë kaluar rreth 19 mijë persona.

Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, uniformat blu të Policisë Kufitare kanë punuar me 8 sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-ne-morine-gjate-24-oreve-kane-hyre-regjistrohen-25-mije-pushues

Recommended