Ora News - Fermerët e Zadrimës pa treg, i shesin prodhimet në dy anët e superstradës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur udhëton me makinë në superstradën Lezhë-Shkodër, në të dy anët e rrugës të bien në sy tezga ku shiten prodhime bujqësore.

Janë fermerë të Zadrimës që dalin për ti shitur ato në mungesë të një tregu, siç thonë ata, apo pikave të grumbullimit.

Vëmendjen e blerësve të mundshëm tentojnë ta tërheqin me pankarta ku i bëjnë reklamë prodhimeve që tregtojnë.

Por mungesa e tregut dhe blerësve në superstradë bën që një pjesë e mirë e prodhimit të shkojë dëm bashkë me mundin dhe shpenzimet e fermerëve.

Për sa kohë tregu do të mungojë, prodhimet e fermeve të Zadrimes në Lezhë do të vijojnë të kalben, e ato që penalizohen nga kjo situatë janë banoret e kësaj zonë të cilet e kanë të lidhur jetesen e tyre me bujqësine.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fermeret-e-zadrimes-pa-treg-i-shesin-prodhimet-ne-dy-anet-e-superstrades

Recommended