Ora News - Opozita lë Kuvendin, kodi rrugor dhe ligji për magjistraturën shtyhen për të hënën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e opozitës kanë lënë sallën e Kuvendit në mesditë, duke mos marrë pjesë në votimin për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligjin e shkollës së magjistraturës.

Opozita la sallën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi pësëritjen e votimittë ligjit për Teatrin Kombëtar.

Spaho: Në seancën e shkuar grupet opozitare kërkuan të rivotohet ligji për prishjen e teatrit kombëtar pasi një deputet i mazhorancës kishte votuar dhe për një deputet të opozitës. Kryetari i Kuvendit porositi të mblidhet Këshilli i Votimit dhe Procedurave që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës se votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer. Sa kohë ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Kërkoj të rivotohet ligji për Teatrin pasi votimi ka qenë i parregullt dhe për shkak se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.

Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që dy projektligjet të shtyhen për seancën e 23 korrikut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-le-kuvendin-kodi-rrugor-dhe-ligji-magjistraturen-shtyhen-te-henen

Recommended