Ora News - Emërimet e magjistratëve, Balla apelon opozitën t'i votojë seancën e së hënës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë përpara seancës parlamentare, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka apeluar për votimin e ligjit për magjistratët e rinj, i shtyrë për shkak të mungesës së votave në seancën e kaluar.

Në një intervistë pas përfundimit të samitit të parlamenteve të Europës Qendrore dhe Lindore, Balla tha se është detyrim i palëve politike për të vazhduar me zbatimin e reformës në drejtësi.

Balla: Bëhet fjalë për një detyrim të qartë të çdo force politike të përgjegjshme, e cila sikurse bashkë kemi miratuar paketën e reformës në drejtësi dy vite më parë, kështu na duhet edhe tani të rivendosim këtë afat me qëllim që djem e vajza të shkëlqyer që mbarojnë studimet në drejtësi dhe që duan që karrierën ta vijojnë duke u përfshirë në sistemin e ri të drejtësisë përmes kalimit të shkollës së magjistraturës.

Balla vlerësoi procesin e vettingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku evidentoi rastet e atyre që janë larguar nga sistemi.

Balla: Çdo ditë shohim përmes mediave sesi gjyqtarë apo prokurorë humbin të drejtën për të vazhduar për të qenë pjesë e sistemit. Ky është një hap i rëndësishëm, askush prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar që paska qenë kaq e thellë dhe kaq e rëndë situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Opozita është shprehur e vendosur për të mos e votuar ligjin për magjistrat e rinj duke hedhur poshtë çdo aludim se ka pasur bisedime mes PS dhe LSI për të siguruar votat e nevojshme. Në seancën e kaluar PD dhe LSI nuk morën pjesë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emerimet-e-magjistrateve-balla-apelon-opoziten-ti-votoje-seancen-e-se-henes

Recommended