Ora News - Meta dekoron diplomatin Bashkim Zeneli me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin e lartë ?Mjeshtër i Madh?.

Motivacioni: ?Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë?.

Në ceremoninë e dekorimit, kreu i shtetit Meta vlërësoi në mënyrë të veçantë kontributin e diplomatit në pavarësinë e Kosovës.

Meta: Diplomati Zeneli është një figure e shquar publike, kontribut te spikatur ne politiken e jashtme. Kontributi i tij per pavaresine e Kosoves eshte i jashtezakonshem dhe historik. Ambasador Bashkim Zeneli është një mjeshter i diplomacise publike.

Ndërsa Bashkim Zeneli u shpreh i nderuar nga ky vlerësim.

Zeneli: Titulli "Mjeshter i madh", nder i madh dhe vleresim per te cilin falenderoj Presidentin Meta. Kete titull te larte e ndaj me familjen dhe me te gjithe bashkepunetoret e mi. Do vijoj te kontribuoj pa u lodhur per te ardhmen europiane te Shqiperise.

Të pranishëm në ceremoni ishin ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Ministra të Jashtëm, Ambasadorë e deputetë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-dekoron-diplomatin-bashkim-zeneli-me-titullin-e-larte-mjeshter-i-madh

Recommended