Xing me Ermalin/ Koço Devole: Çfare i thashe Presidentit kur me dha titullin “Mjeshter i Madh”

  • 5 years ago
Koço Devole është një prej artistëve shqiptarë që është nderuar me titullin ?Mjeshtër i Madh? nga Presidenti i Republikës. Mbrëmjen e sotme Devole sëbashku me të gjithë aktorët e filmit më të ri ?Dy gisht mjaltë? ishin të ftuar në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi e quajti atë legjendë të gjallë, por Devole ia ktheu duke thënë se epitetet e moderatorëve janë bërë si titujt e Presidentit. Siç tregoi ai, ditën që mori titullin ?Mjeshtër i Madh? i ka thënë Presidentit se do vijë një ditë që nuk do të gjenden më mjeshtra të vegjël.



Ermal Mamaqi: Si ndihesh që je në statusin e legjendës së gjallë? Të gjithë kur panë trilerin e filmit ?Dy gisht mjaltë? kur panë Koçon më thanë: Sa mirë që ke marrë Koçon.

Koço Devole: Ti faleminderit që më quan legjendë, por ju moderatorët i keni epitetet si medaljet e Presidentit që hap thesin dhe iu jep të gjithëve. Këngëtarët e muzikës popullore i quani bilbila, është mbushur pyelli i artit shqiptar vetëm me bilbila. Edhe qielli i artit shqiptar është mbushur me yje të tetarit dhe kinematografisë. Jemi bërë të gjithë yje. Që të dallojmë nga njëri yll tek tjetri duhet të fillojë nga ju e deri tek Presidenti.

Ermal Mamaqi: Ti ke marrë edhe një titull nga Presidenti?

Koço Devole: E kam marrë. S?ngeli njeri dhe në fund ma dhanë edhe mua. Kur mora medaljen i thash Presidentit: Ke dhënë kaq shumë tituj të mjeshtrave të madhej dhe janë bërë kaq shumë saqë do vijë një ditë që do të na marrë malli të gjejmë mjeshtra të vegjël./tvklan.al

Recommended