BOOM: Nuk mjaftojnë dy sëmundje, duhen tre për të përfituar rimbursim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora News ka trajtuar sërish sonte problemet që ka shkaktuar lista e re e barnave të rimbursueshme.

Pak kohë më parë, emisioni denoncoi mungesën e barnave me rimbursim të plotë nëpër farmaci, ndërsa sot, hedh dritë mbi kufizimet që janë vendosur kryesisht për barnat më të shtrenjtë në listë. Pra me pak fjalë e kanë bërë dhe këtu, si te ndihma ekonomike, nuk plotëson pikët, nuk mund të marrësh ilaçet me rimbursim. Se nuk mjaftojnë dy sëmundje duhet të kesh tre, në rastin konkret për të përfituar falas, holluesin e gjakut Xarelto.

Vajza denoncon në "Boom" rastin e nënës së saj. Edhe pse ka një planifikim për ta marrë falas për 6 muaj këtë ilaç, tani i thonë se me ndryshimet e listës nuk e përfiton më. Sipas saj, mjeku i ka thënë që duhet të mbushë pikët babai për ta marrë falas. Pra i bie, ta marri burri dhe ta pi gruaja, ose zonja duhet ta nxjerrë të ëmën me diabet. Zgjidhje tjetër nuk ka.

Denoncimi: "Mami në dhjetor 2017 ka kaluar një infarkt të rëndë. Kemi qenë të shtuar në spital, kemi bërë dhe koronaren, ka dalë me ca probleme. Në fletëdaljen e spitalit, mamit le që ka diagnoza me hipertension gradë e dytë, gradë e tretë, është me fibrilacion artrial, me aritmi, para dy vitesh ka kaluar dhe një melenë dhe me konsultën e QSUT-së na është dhënë Xarelto, 6 muaj.

Në maj më marrin në telefon dhe më thonë që është ndërprerë, se ka hyrë pikëzimi. Domethënë mami nuk mbushte pikët.Unë nuk di tashi se çfarë duhet tjetër që mami të mbushi pikët. Nuk e di çfarë sëmundje tjetër mund t`i shtoj unë kësaj.

Dy pikë plotësonte mami. Që mami ka gjithë sëmundjet që ka zemra. Duhet t`i gjeja diabetin që ta përfitonte falas Xarelton. Ajo diabetin s`e ka. Duhet të mundohem që unë t`ja nxjerr diabetin mamit që mami të plotësoj tre pikë. Dhe më thanë që pikët i plotëson babi. E përfiton babi tha, Xarelton që merr babi tha ta marri mami. Po mbase babi se ka të nevojshme, si mund t`ja nxjerri ai, se babi një aspirinë merr gjithë këto kohë, për hollues. Ilaçi në farmaci është 93-94 mijë lekë për një muaj. Imagjino që pensioni është 140 dhe 95 mijë lekë kjo të blej Xarelton".

Gazetarja ju drejtua fillimisht Qendrës Shëndetësore numër 10, ku zonja merr shërbim. Aty gazetarët takuan drejtoreshën e qendrës, e cila u mundua ta zbukurojë situatën, duke thënë që rekomandimi për konsultë është dhënë nga mjeku i zonjës sepse ashtu e ka parë ai të arsyeshme. Kur gazetarja i thotë që kjo ndodh sepse zonja nuk plotëson pikët me ndryshimet e listës së re të barnave me rimbursim, drejtoresha nuk pranon të bëj asnjë koment, por vetëm thotë që zonja duhet ti drejtohet me rekomandimin që i ka dhënë mjeku në QSUT.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-nuk-mjaftojne-dy-semundje-duhen-tre-te-perfituar-rimbursim

Recommended