Stop - Elbasan/ Fiton gjyqin e nuk i japin kempin per diabet per dy vjet! (20 dhjetor 2019)
  • 4 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani i janë drejtuar emisionit ?Stop? për një problem shëndetësor. Në vitin 2011 Dorina u diagnostikua me diabet të tipit 1 dhe doli në komision. Por në vitin 2016 kempi epror e nxorri pa grup dhe cifti nisi procesin gjyqësor, që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe, për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën.Në Poliklinikën e specialiteteve, doktori, që ndjek Dorinën, shpjegon, se diabeti është sëmundje progresive, që vjen duke u rënduar dhe nuk ka dyshim, që ajo duhet të trajtohet gjithë jetën.Gazetarja e ?Stop? iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për dy vite, zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti.
Recommended