Report TV - Arta Marku te 'Ligjet': Në 2017 hetime vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë

  • 6 years ago
Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën. Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë. Gjatë raportimit nuk kanë munguar edhe diskutimet në komision, ndërsa Marku u është drejtuar deputetëve ?E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë?.Raporti i kryeprokurores Arta Marku te Komisioni i Ligjeve ;
Arta Marku: Gjatë vitit 2017, drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë. U morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit. Ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë. Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë.

Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016. Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë.

Recommended