Ora News - Fier, sekuestrohet pasuria e 49-vjeçarit të dënuar për organizatë kriminale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Fierit ka sekuestruar pasuritë e një personi, i cili është i dënuar me 9 vjet burg për veprat penale ?Oraganizata kriminale? dhe ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit?.

Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" u sekuestruan pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete në emër të -Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier.

"Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale " parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

-Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale ?Oraganizata kriminale? dhe ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit?, sqaroi policia.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

?Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.

?Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.

?Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.

?Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.

?Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.

? Tre automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-sekuestrohet-pasuria-e-49-vjecarit-te-denuar-organizate-kriminale

Recommended