Tërmeti në Durrës, Dako flet në Report Tv: Jemi në gatishmëri, deri tani s’kemi evidentuar dëme

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se nga verifikimet e deritanishme, në Durrës nuk raportohet të ketë dëmtime.

Në Hamallaj nuk kemi dëme të evidentuara. Kemi kontaktuar me qytetarë të thjeshtë dhe administratorin, por s?rezulton të ketë patur dëme në shtëpitë e tyre. Kemi mbledhur shtabin e Emergjencave.

Është shumë shpejt të flasim për dëme të evidentuara nga njerëzit tanë. Jemi në gatishmëri. Shtabi i Emergjencës është mbledhur në Durrës.

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës

Recommended