Tërmeti/ Sizmologu Rrapo Ormeni për Report Tv: Deri tani 140 goditje, rreziku kaloi
  • 6 years ago
Tërmeti i regjistruar sot me epiqendër në Durrës, shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët. Sizmologu Rrapo Ormeni deklaroi për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve se tërmeti u ndje deri në Vlorë, ndërsa deri tani janë regjistruar 140 goditje. Ai theksoi se nuk ka rrezik për tërmete të tjera me magnitudë të lartë, pasi goditja kryesore kaloi.

Tërmeti ishte deri në 6 ballë, është ndierë deri në Vlorë. Tërmeti ka pasur si karakteristikë goditjet, ku deri tani janë regjistruar deri në 140 goditje. Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar.

Tërmete të tilla zgjatin disa ditë?
Jo, karakteristikë tërmetet kanë tipologjinë e tyre. Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar dhe shuar, s?do të kemi më goditje kryesore.

Rrapo Ormeni për Report Tv
Recommended