Sërish tërmet në Gjirin e Lalzit, sizmologu Rrapo Ormeni flet për Report TV
  • 6 years ago
Tërmeti vijon të lëkundë vendin dhe ai më i fundit është regjistruar në Gjirin e Lalzit, në Durrës në orën 10:20 të paradites së kësaj të diele. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale nga lëkundjet e regjistruara pranë detit Adriatik.

Ndërsa më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera në me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter. Dy prej lëkundjeve kanë pasur si epiqendër Gjirin e Lalzit, ku është regjistruar edhe më i forti me 3.6 ballë.

Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj, Durrës.
Recommended