Ora News - "Teatri, uni i qytetit!" Artistët dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore kundër prishjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka ende një grup artistësh, qytetarësh dhe njohës të çështjeve të trashëgimisë kulturore që vazhdojnë të mbrojnë Teatrin Kombëtar kundër prishjes. Krah tyre janë dhe deputet të opozitës të cilët përmes shkresave kërkuan nga institucionet ndërkombëtare mos lejimin e shembjes së godinës aktuale, që për ta përfaqëson identitetin e qytetit.

Ekspertë të çështjeve të trashëgimisë kulturore, artistë, regjisorë, juristë dhe gazetarë, zërat e mbetur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar mbrojtën me argumente qëndrimet e tyre në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Informimit Publik.

Apollon Baçe: Padyshim që nuk mund të quhet absolutisht zonë e mbrojtur po filluan të ngrihet kulla të cilat e tjetërsojnë.

Enida Bozheku: Ky është një projektligj që bie në kundërshtim me një ligj funksional të posaçëm siç është ligji për trashëgiminë kulturore. I hiqet e drejta çdo privati që të mund të marrë dhe tjetërsojë apo përvetësojë pronën publike në të cilën ka trashëgimi kulturore.

Edmond Budina: Nuk donim që të përfshihej politika në këtë punë, kemi vuajtur shumë, megjithëse e dimë se pa mjete politike kjo punë nuk bëhet.

Një pjesë thonë se i ka detyruar politika që të dalin në dy qëndrime për këtë çështje.

Edmond Budina: Na vutë një peshë dhe e interpretuat si përçarje. Asnjë nga ata artistë nuk ka pasur qëllime as të shesë dhe as të blejë, sepse janë të vetëdijshëm që nuk e kanë këtë tagër. Ju e përdorët si të tillë.

Në krah të tyre janë edhe deputetë të opozitës.

Valentina Duka: Unë jam këtu për ti thënë jo, do t'ju bëj vetëm një thirrje që ja bëj vetes: Ti lutemi vetëm Zotit, se vetëm me biovalë dhe fenomene paranormale mund të bëjmë për vetë 3-4 veta atë ditë që të mos e aprovojnë këtë ligj haxhiqamilist dhe sadist.

Shezai Rrokaj: Vlera më e madhe që ka kultura është shpirtërore.

Ata votuan kundër në parim dhe thonë se nuk kanë ndryshim të qëndrimin të tyre.

Albana Vokshi: Jemi që ky ligj të tërhiqet një orë e më parë. Ne i kemi thënë jo dhe jo këtij projektligji.

Zyrtarisht i janë drejtuar UNISECO dhe inistucioneve kulturore të Bashkimit Europian me argumentin se një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore po dëmtohet.

Albana Vokshi: Thirrje për ndihmë dhe suport nga ana e UNESCO-s, i ëhstë dërguar një letër zyrtare personit përgjegjës në Këshillin e Europës për çështje të kulturës.

Mbledhja e Komisionit u mbyll për mos prezencë të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ose anëtarëve të kabinetit që të informojnë në mënyrë të detajuar për projektin e ri deputetet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-uni-i-qytetit-artistet-dhe-eksperte-te-trashegimise-kulturore-kunder-prishjes

Recommended