Basha: Shtyrja e negociatave, izolim për Shqiperine

  • 6 years ago
Deklaratat e Raportuesit në parlamentin Europian, Knut Flekeinshtejn, se Shqipëria ka bërë vetëm përparim, Lulzim Basha thotë se i shërbejnë vetëm propagandës së qeverisë, por jo të ardhmes së vendit.



Të njëjtën përgjigje rezervoi edhe për diplomatët e huaj, të cilët i kërkojnë dialog me maxhorancën për të ardhmen europiane të vendit gjatë një takimi që pati me të rinj demokratë në përkujtim të 2 korrikut të vitit 1990.

?Ata që bëjnë leksione, jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë, janë ?out? fare dhe ju ka mbaruar koha, Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës.?

Basha u ndal edhe tek audiopërgjimi, që sipas opozitës implikon vëllain e Ministrit të Brendshëm në trafik të lëndëve narkotike.

Kreu i opozitës tha se projekti i  Teatrit Kombëtar është dëshmi e pastrimit të parave të pista në kryeqytet përmes ndërtimit.

Tv Klan

Recommended