Ora News- Shoqata: Jetimoret të jenë në varësi të Bashkive dhe jo Shërbimeve Sociale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqatat që përfaqësojnë jetimët kërkuan në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë që qendrat rezidenciale dhe ato ditore ku akomodohen të miturit me një ose pa prindër të jenë në kompetencat e bashkive dhe të hiqen nga shërbimet sociale.

Kjo sipas tyre, do ti bënte më efektive këto shërbimeve, pasi janë konstuar një sërë problemesh si mungesa e kontrolleve, problematikat me kushtet dhe mënyrën se si orientohen politikat.

Ilir Cumani: Propozojmë që qendrat të kalojnë menjëherë dhe pa u vonuar në administrimin e bashkisë së Tiranës, që patjetër do ketë profil tjetër, më transparent dhe më rezultativ për qëllimin dhe synimin përse janë ngritur këto dhe funksionojnë. Kjo është arsyeja sepse pusheti lokal e prek realitetin dhe është më pranë personave në nevojë.

Lulzim Resuli: Statusin e jetimëve do ta përfitojnë edhe të gjithë ata fëmijë që janë me 1 prind që do të ofrojmë një gamë shërbimesh dhe për ata që kanë humbur njërin prej prindërve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqata-jetimoret-te-jene-ne-varesi-te-bashkive-dhe-jo-sherbimeve-sociale

Recommended