Ora News - Yuri Kim: Shpresoj të mos jenë të vërteta thashethemet. Reagon Rama dhe Basha
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim ka artikuluar një mesazh të fortë në lidhje me reformën në drejtësi, duke sjellë edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në një postim në twitter, diplomatja amerikane shkruajti se "Shpreson që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë."

Pak minuta pas këtij mesazhi të ambasadores amerikane, kryeministri Edi Rama duke pranuar shqetësimin që ngre e ngarkuara me punë e ShBA në vendin tonë, huazoi një shprehje të Shekspirit, duke thënë se "ferri është bosh, ndërsa të gjithë djajtë janë këtu".

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili shkruan në tëitter, se "çdo ndryshim kushtetues dhe ligjore në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim".

Sipas Bashës, "ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë".

Në debat është përfshirë edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili thotë se reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet. Ai shton po ashtu se nuk është koha për të rihapur diskutime për bazat e saj.

?Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE?.

Reforma në drejtësi u shoqërua me vonesa për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa aktualisht Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, Gjykata e Lartë është pjesërisht funksionale, ndërsa SPAK dhe Gjykata Speciale ende nuk janë plotësuar me stafet e duhura, ndërsa Byroja e Hetimit ende nuk është ngritur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ambasadorja-kim-progresi-ne-reformen-ne-drejtesi-duhet-te-pershpejtohet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended